Qan shpesh? 5 arsye përse s’përmbahesh dot
E ke gjetur veten duke qarë me ndonjë program në televizor, apo edhe me ndonjë status në Facebook? Nuk je gjithmonë kaq qaraman ama në periudha të caktuara shpërthen në lot.
Je i lodhur?-Bebat nuk janë të vetmit që qajnë kur i vjen për gjumë? Edhe të rriturit reagojnë njësoj. Më pak se 4.5 orë gjumë s`do të të sjellë gjë tjetër veçse mërzi dhe lot.
Ke ndonjë gjë në sy-Sytët mund të dalin edhe nga ndonjë gjë që ke në sy. Mund të jetë një qerpik, një papastërti që të ngacmojnë. Lotët e refleksit janë ata që dalin për të mbrojtur sytë nga irrituesit.
Ke dy kromozome X-Gratë janë më të predispozuara për të qarë se sa burrat. Kanalet e lotëve të burrave janë më të mëdhenj dhe ndaj nevojitet më shumë sasi për të dalë në sipërfaqe. Ndaj gratë i kanë përherë gati, se ato kanë dy X-se.
Je i stresuar-Më shumë stres, më shumë ankth, më shumë mërzi dhe për pasojë më shumë lot.
Mund të jesh në depresion-Nëse e shikon veten krejt papritur më të ndjeshëm se zakonisht, shko te mjeku. Mund të jesh duke përjetuar një depresion të cilin nuk po e kuron e që mund të rëndohet.