Qani! Ju bën mirë për shëndetin
Që të vegjël na është thënë se nuk duhet të qajmë, sidomos para të tjerëve, pasi është shenjë dobësie dhe nuk është mirë të tregosh ndjenjat e tua. Por lotët kanë efekte pozitive për shëndetin tonë, si fizik dhe mendor.
Pse qajmë?
Mund të qajmë nga gëzimi, trishtimi, dashuria apo frustimi. Sigurisht çdo lloj e qare është e ndryshme e mund të shfaqet për motive të ndryshme. E sigurtë është që është prezent në jetën tonë që nga momenti që lindim. Kur jemi të vegjël qajmë se kemi uri, kemi bërë ndotur panolinën… fëmijë qajmë për shkak të të ftohtit, egoizmit dhe frikës.
Teksa rritemi kërkojmë të shmangim lotët pasi na kanë thënë gjithmonë që nuk janë gjë e mirë, por në fakt nuk është e vërtetë. Fëmijët duhet ti edukojmë, të qajnë pa u turpëruar. Pasi në këtë mënyrë mund të shprehin ndjenjat e tyre dhe të shfryhen. Nuk duhet të harrojmë që një traumë që nuk kurohet fëmijë, mund të bëhet problem në moshë të rritur. Për këtë arsye e qara është thelbësore për zhvillimin tonë si person. Lotët kanë efekte pozitive. Sigurisht që gjëja e mirë është të shfryhemi tek dikush që kemi mundësi, e nëse jo, zgjedhim një vend privat për të qarë.
Më e keqja që mund të bëjmë në një situatë të trishtë është ajo e fshehjes së ndjenjave dhe e të qarës. Shumë herë e ndjejmë që nuk duhet të qajmë për të mos shqetësuar të tjerët, se duhet të jemi të fortë, se gjërat zgjidhen apo se nuk duam të na shohin të tjerët që jemi keq. Arsyet për të mos nxjerr lotë shpesh shkaktojnë ankth, stres e depresion… për këtë arsye duhet të mësojmë të qajmë e të ndjehemi të lehtësuar.
Njihni veten duke qarë!
Të qash është një mënyrë e mrekullueshme për të njohur veten, ndërgjegjësohemi për nevojat tona, dobësita dhe cilësitë tona. I shohim gjërat më me qartësi pasi dhimbjet nuk ndërtojnë intelektin tonë.
Redukton stresin!
Kur qajmë lirojmë hormonin e mirëqënies, që funksionon si anelgjezik neutral që lehtëson stresin. Për më tepër lotët ulin nivelin e nervozizmit, ankthit dhe agresivitetit.