Që ta dimë njëherë e mirë, ç’i bën mishi i kuq zemrës?
Dilema nëse mishi i kuq bën mirë ose jo për zemrën na ka përndjekur vazhdimisht përgjatë viteve. Nuk dimë ç’të bëjmë me të, ta konsumojmë apo ta flakim tej, t’jua japim fëmijëve apo ta shmangim sa më shumë.
Së fundmi një studim doli në përfundimin se mishi i kuq i freskët dhe djathi prandalojnë rrezikun e vdekjes së parakohshme duke u siguruar për mirëqenien dhe shëndetin e zemrës.
Studimi i bërë nga Universiteti i Kanadasë mori nën vëzhgim 218,000 të rritur nga 50 vende të ndryshme të botës, të cilët i ndau në 5 kategori, bazuar në dietën përkatëse ushqimore. U zbulua se personat që në vaktet e tyre përfshinin brodukte të bulmetit (veçanërisht djathë) dhe mish të kuq kishin më pak probabilitet t’u shfaqeshin probleme me zemrën në moshë relativisht të re.
“Kush konsumonte fruta, perime, djathë dhe mish të kuq shfaqte më pak sëmunje kardiovaskulare dhe mundësi për një vdekje në moshë të re.” u shpreh Dr Andrew Mente.