Qindra gra vdiqën nga kanceri i gjirit për shkak të një problemi teknik të IT-së
NHS në Britani u përfshi sot nga një skandal i kancerit të gjirit pasi u zbulua se deri në 270 gra nuk mundën të kenë skanim të shpëtimit të jetës dhe vdiqën për shkak të një dështimi kolosal të IT që zgjati pothuajse një dekadë.
Gruaja e Brian Gough, 55 vjeç, Trixie ishte midis 450,000 njerëzve të moshës ndërmjet 68 dhe 71 vjeç, që kurrë nuk mori letra që i ofronte asaj një shqyrtim të hollësishëm të gjirit për shkak të një gabimi të IT që zgjati nga 2009 deri në këtë vit.
150.000 prej këtyre grave tashmë kanë vdekur dhe sekretari i shëndetësisë Jeremy Hunt ka pranuar se midis 135 dhe 270 prej tyre, duke përfshirë Trixie Gough, zhvilluan kancerin e gjirit që shkurtoi jetën e tyre.
309.000 grave të mbetura ende gjallë do t’u dërgohet një letër deri në fund të majit, duke u kërkuar atyre të shkojnë në spital për një ekzaminim urgjent për të zbuluar nëse kanë kancer.
Shoqatat e bamirësisë në luftë kundër kancerit, kanë dyshime se NHS nuk arriti të vërejë “dështimin kolosal sistematik” për gati një dekadë, një gabim që duket se ka çuar në qindra vdekje.
Baronesha Delyth Morgan, tha se “ne jemi thellësisht të pikëlluar dhe shumë të shqetësuar për këtë dështim të tillë kolosal sistematik”, duke shtuar se gabimi është shkatërrues dhe për faktin që ka zgjatur për më shumë se një dekadë”.
Viktimat që kanë zhvilluar kancerin e pakontrolluar për shkak të skandalit do të kenë të drejtën e kompensimit ashtu si familjet e atyre që kanë humbur të dashurit për shkak të neglizhencës së NHS, tha Jeremy Hunt.
Rastet e mëparshme të neglizhencës mbi diagnozën e kancerit kanë çuar në pagesa mes 65.000 dhe afërsisht 1 milion paund.