QSUT: Analizat biokimike nuk janë ndërprerë

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” reagoi ndaj akuzave të deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, duke pohuar se në QSUT nuk janë ndërprerë asnjëherë analizat biokimike. Vokshi kishte deklaruar se në QSUT nuk kryhen më analiza biokimike rutinë. ”Ju bëjmë me dije se testet biokimike nuk janë ndërprerë për asnjë moment dhe të gjitha mostrat e dërguara në Laboratorin Biokimik-Klinik janë kryer ditën e djeshme dhe vazhdojnë të kryhen edhe sot pa asnjë problem. Deklarata të tilla me denoncues anonimë, dezinformojnë opinionin publik dhe ulin besueshmërinë e qytetarëve ndaj punës së përditshme që kryhet në QSUT “Nënë Tereza”, por të gjithë pacientët e hospitalizuar dhe ata ambulatorë që u janë nevojitur analizat e mësipërme ditën e djeshme, janë të ndërgjegjshëm që kanë marrë shërbimin e duhur”,-thuhet në reagimin e drejtorisë së QSUT-së.

SHKARKO APP