Receta e shëndetshme për të ngrënë orizin

Orizi është një nga ushqimet më të përhapura. Në fakt, mund të adoptohet në shumë receta, por cila është mënyra më e shëndetshme për ta gatuar? Ka mënyra të ndryshme për ta përgatitur, të gjitha pothuajse të shëndetshme, gjithçka varet nga receta dhe ajo që do e shoqërosh.

Gatimi i orizit në mënyrë të shëndetshme

Për tu kujdesur për shëndetin tuaj dhe në tavolinë, mund të provoni disa kombinime në gjendje për të përftuar vetitë e këtij ushqimi.

Më shumë shije në supë

Nëse ajo që kërkoni është një pjatë e shijshme dhe ushqyeshme, shtoni supë. Supat me perime apo me pulë, i japin shije, aktivizojnë përbërësit që ndihmojnë në përpthithjen më të mirë të vlerave gjatë tretjes.

Rizoto me xhinxher, i mirë për zemrën

Për një rizoto ndryshe, të shijshëm dhe të shëndetshëm këshillohet përdorimi i xhinxherit. Mund ta grini dhe ta shtoni në ujin që zjen apo në formë pluhuri. Kompletojeni receten me pak vaj koksi, dhe shija dhe përfitimet janë të garantuara.

Pasurojeni rizoton me antioksidantë

Një tjetër mënyrë e mirë është kombinimi me përbërës antioksidantë. Kështu, mund të shtoni perime dhe kërpudha, që japin dhe një sasi proteinash. Edhe hudhra është një përbërës me mjaft përfitime. Shtojeni vetëm, ose në kombinim me qepën. Rizotoja do të bëhet më e shijshme dhe e shendetshme.

SHKARKO APP