Receta natyrale për flokë të shëndetshëm

Të gjithë duan të kenë flokë të bukur dhe të shëndetshëm por jo kushdo mund t’i ketë ato. Arsyet e flokëve të dobëta dhe pa jetë janë të shumta, duke filluar nga stilimet e përditshme të cilat e dëmtojnë shumë fijen e flokut e deri tek gjenetika që luan një rol të rëndësishëm gjithashtu.

Ja si ta përgatisni:

½ banane
e verdhë veze
1 lugë gjelle mjaltë organik
½ filxhan birrë

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit, deri sa të fitoni një masë homogjene.

Si ta aplikoni:

Këtë përzierje aplikojeni në skalp dhe flokë. Pas kësaj, vendosni letër mbi kokë për të mbajtur flokët ngrohtë. Duke bërë këtë, ilaçi i përgatitur do të hyjë thellë në lëkurë duke vepruar mbi qelizat përgjegjëse për rritjen e flokëve. Mbani përzierjen për një deri në dy orë. Pas kësaj, lani flokët. Nëse dëshironi rezultate pozitive, aplikojeni këtë trajtim një herë në javë.

SHKARKO APP