Rikonstruksioni i qendrave shëndetësore, brenda vitit përfundojnë 100 të tjera

Në fazën e parë të programit të rehabilitimit ka përfunduar rikonstruksioni në 80 qendra shëndetësore ndërsa 100 qendra të tjera do rehabilitohen deri në fund të këtij vitit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikon pamjet nga gjendja para rikonstruksionit të qendrave shëndetësore në Durrës dhe situatës pas rehabilitimit. Sipas Manastriliut, programi i rehabilitimit të 100 qendrave të tjera shëndetësore do të sigurojë shërbim shëndetësor cilësor për qytetarët.

“Si ishin dje dhe si janë sot qendrat shëndetësore në Durrës. Me programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore është përmirësuar shërbimi shëndetësor për qytetarët duke e bërë atë më cilësor, të aksesueshëm dhe me standarde. 80 qendra kanë përfunduar në fazën e parë. 100 do rehabilitohen deri në fund të vitit. Puna Vazhdon”, -thotë ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlera totale e investimit në 6 qendra shëndetësore në qarkun e Durrësit është mbi 22 milionë lekë dhe përfitues janë mbi 63 mijë banorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?