Rreziku i cigareve elektronike

Një grup studiuesish britanikë kanë bërë një studim gjithpërfshirës për të evaluar rreziqet që sjell për shëndetin përdorimi i cigareve elektronike. “Public Health England” nënvizon se cigaret elektronike në pamje të parë janë 90 herë më pak të dëmshme se cigaret tradicionale për nga substancat që e përbëjnë.

Por, sipas kërkimeve të gjata dhe matjes së efekteve tek përdoruesit djegja elektronike e avullit dhe futja e tyre në mushkëri është një proces shumë i keq për shëndetin dhe ka mundësi të krijojë dhe qeliza kancerogjene në grykë dhe mushkëri.

Studimi afatgjatë nxorri në pah faktin se duhanpirja nxit kancerin dhe shkakton një sërë problemesh të tjera shëndetësore si ulje e fertilitetit, dëmtim i shikimit, prishje të indeve të lëkurës dhe shëndetit oral.

SHKARKO APP