Rreziku nga sëmundjet e zemrës sipas grupit të gjakut
Të dish grupin e gjakut, sipas mjekësisë kineze do të thotë të dish shumë më shumë gjëra sesa analizat.
Një studimi i fundit, i publikuar gjatë Kongresit të Katërt Botëror të “Heart Failure”, thotë se grupi i gjakut mund të përcaktojë nëse rrezikoheni nga sulmi në zemër.
Hulumtuesit analizuan të dhënat e më shumë se 1,300,000 njerëzve nga 9 studime të mëparshme dhe arritën në përfundimin se njerëzit që kanë grupin e gjakut A, B ose të tipit AB ishin 9% më të rrezikuar të pësonin atak në zemër krahasuar me ata me grup gjaku 0.
Megjithatë ekziston mundësia që personat me grup gjaku jo-0 të kenë përqendrim më të lartë të një proteine që shkakton mpiksje të gjakut.