Rreziku vdekjeprurës i mjaltit tek bebet

Një numër i vogël fëmijësh kanë përfunduar në spital me botulizëm, një sëmundje e rrallë dhe potencialisht vdekjeprurëse e toksinës nervore, e shkaktuar nga mjalti, njoftoi të premten FDA.

Katër fëmijë në Teksas u shtruan në spital pasi përdorën biberon me mjaltë, të blerë në Meksikë nëpërmjet internetit.

Tani, Food and Drug Administration (FDA) paralajmëron prindërit kundër përdorimit të çdo biberoni me ëmbëltues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Botulizmi është “shkaktuar nga një toksinë që sulmon nervat e trupit dhe shkakton vështirësi në frymëmarrje, paralizë muskulore, madje edhe vdekje”, sipas FDA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Toksina prodhohet zakonisht nga bakteret Clostridium botulinum.

Mjalti është një burim i njohur i Spores botulinum Clostridium, i cili mund të shumëfishohet në sistemin e imët të tretjes së një fëmije”, shpjegoi FDA në internet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?