Rriten shpresat për çrrënjosen e kancerit të mitrës

Suksesi i vaksinës HPV ofron shpresë se një ditë do çrrënjoset kanceri i qafës së mitrës.

Vaksinimi kundër virusit të papilomës njerëzore, që shkakton kancerin e qafës së mitrës, filloi më shumë se një dekadë më parë.

Studimi që përfshiu 60 milionë njerëz tregoi një rënie të virusit të papilomës njerëzore (HPV).

Shkencëtarët thanë se gjatë dekadave, kjo duhet të përkthehet në një rënie të konsiderueshme dhe çrrënjosje të kancerit.

Jo’s Cervical Cancer Trust tha se të dhënat duhet të rrisin besimin në goditjen e kancerit të qafës së mitrës.

Ka 3.200 raste të kancerit të qafës së mitrës dhe 850 vdekje nga sëmundja çdo vit.

SHKARKO APP