Sa djathë prodhon Shqipëria? – 5.1 kg për frymë në vit, 74% është djathë lope

Shqipëria prodhon 14.700 tonë djathë në vit, thotë Eurostat në një publikim të fundit. Kjo do të thotë se, vendi ynë është prodhuesi i tretë më i vogël në Europë, të paktën ndër vendet e marra në analizë nga agjencia europiane e statistikave. Rreth 15 mijë tonelatat e djathit të prodhuar në vit, përkthehen në një prodhim vjetor për frymë në 5.1 kilogramë. Kjo shifër duket të jetë e pamjaftueshme për të mbuluar konsumin mesatar të djathit, që në vendet kryesore të Europës fiksohet në mbi 15 kilogramë për frymë në vit.

E gjithë Europa vlerësohet se prodhon rreth 17.4 milionë tonelata djathë në vit. Shqipëria në këtë prodhim përfaqësohet me vetëm 0.08% të totalit. Nga ky prodhim, më shumë se gjysma, rreth 8300 tonë janë djathë i butë, që në vendin tonë i referohet kryesisht djathit të bardhë, sa i përket origjinës shtazore të djathit, të dhënat e Eurostat tregojnë se, 10.9 mijë tonë nga 14.7 mijë, është djathë lope, ose ¾ e të gjithë prodhimit vjetor, 2.8 mijë djathë nga qumështi i deles, ose 19%, dhe vetëm 1.1 mijë, ose 7%, djathë nga qumështi i dhisë.

Të dhënat e Eurostat i referohen vitit 2017 dhe tregojnë se, në nivel europian, tre prodhuesit më të mëdhenj janë: Gjermania, Franca dhe Italia, me 2.2, 1.9 dhe 1.3 milionë tonë prodhim, respektivisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?