Sa duhet të zgjasë pushimi i drekës?
Të gjithë ata që punojnë, e dinë mirë ndjesinë që përjetojnë çdo-ditë teksa presin të hanë drekën. Sa më shumë afrohet ora, aq më shumë i ulet durimi.
Pavarësisht nga lloji i punës, apo vendi ku punon gjithsecili, koha e duhur për të pushuar është 20-30 minuta. Më pak do të ishte e dëmshme për shëndetin.
Ushqimi kërkon kohën e tij për t`u përtypur. Po edhe nëse do të sakrifikonit duke ngrënë shpejt, do t`i bënit dëm të madh shëndetit. Më shumë se 30 minuta do të ishin tepër, ama 20 minuta për të konsumuar vaktin dhe 10 minuta për t`u qetësuar pas ushqimit janë të mjaftueshme.
Për të ngrënë pastaj, e dini vetë se ç`duhet. Merrni nga shtëpia, apo porosisni në punë, perimet dhe frutat nuk duhet të mungojnë. Nëse zgjedh makaronat ose supën dhe një frut, për 30 minuta mund t`ia dilni.