Sa e rrezikshme është ta ngrohim orizin për të dytën herë?
Kur vjen në mbrëmje i lodhur nga puna dhe gjëja e fundit që do të bësh është gatimi, por në të njëjtën kohë ke uri, ushqimet në frigorifer duken zgjidhja më logjike në botë.
Mund t’i ngrohësh dhe t’i shijosh njësoj sikur janë të sapobëra.
Por bëni kujdes! Nëse ushqimi që zgjidhni të hani përmban oriz, ngrohja e tij në mikrovalë është veprimi më i gabuar që mund të bëni. Është thënë shumë herë se ngrohja e orizit rrezikon shëndetin tuaj, pasi mund ta helmojë atë , rrjedhimisht edhe ju.
Gjithsesi ajo që të gjithë duam të dimë është nëse kjo është provuar apo është thjesht një mit kuzhine?
Në fakt, ekspertët thonë se pilafi ose çdo pjatë tjetër që përmban oriz mund të ringrohet, brenda një kohe shumë të shkurtër. Pra, nëse s’kanë kaluar shumë orë nga koha që e keni përgatitur mund ta ngrohni pa problem.
Ajo çfarë s’duhet të bëni kurrë është përsëritja e këtij veprimi. Pra nësë e ri-ngrohni njëherë dhe nuk e konsumoni, mos e fusni më në mikrovalë. Me shumë gjasa, s’do t’i shpëtoni helmimit.
Nëse krejt padashur e bëni këtë dhe filloni të ndjeni ndjesinë e përzierjes, diaresë apo dhimbje koke, drejtohuni tek një mjek.
Burimi: The Independent