Sa e vështirë është të kujdesesh për fëmijët me Sindromën Down
Sindroma Down është një nga anomalitë më të shpeshta gjenetike që hasen gjatë lindjes.
Ende nuk dihen shkaqet që sjellin këtë sindromë dhe nuk ekziston një kurë për shërimin e tij.
Ada Hidershaj Kita, drejtuese e qendrës Xhonatan, e ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ ka treguar vështrirësitë që hasen gjatë kujdesjes për fëmijët me Sindromëm Down.
“Është mësimdhënie. Në përgjithsësi mësimdhënia është e vështirë. Vështirësia më e madhe është të shikosh prindërit, eshe unë jam nënë vetë, kemi ëndrra, kemi ndërtuar një të ardhme në kokën tonë. Kemi frikë që kjo e ardhme nuk do të reailzohet ashtu siç duhet është dhimbje e madhe. Ata prindër kanë nevojë për mbështetje, inkurajim.”
Ashtu edhe siç jemi të informuar Sindroma Down nuk shkaktohet nga ndonjë veprim nga ana e nënës gjatë shtatzanisë, por gjithmonë është ajo që fajësohet.
“Shumë nga ne merren me arsyen pse, kur ndodhemi përballën një fakti, përpiqemi të fajësojmë pridërit, shpesh nënat. Por të gjithë e dimë që Sindroma Down nuk vjen për fajin e asnjë njeriu, është vetëm një rastësi.”
Ada tregon se fëmijët me Sindromën Down janë shumë të talentuar. Ata kanë realizuar piktura me të cilat është realizuar edhe kalendari i vitit 2018
“Kemi realizuar kalendarin e 2018. Është kalendar vjetor, zakonisht i kemi bërë me foto e fëmijëve. Këtë vit menduam të sjellim diçka ndryshe, të tregojmë potencilain e tyre. Ata kanë bërë vizatime për çdo mua dhe e kemi titulluar: Vizatova një muaj për ty.”
Por jo vetëm. Fëmijët nuk janë të talentuar vetëm në pikturë, por edhe në muzikë. Gjithashtu ka fëimjë që bëjnë shumë mirë kafe. Për këtë arsye qendra ka hapur një lokal ku fëmijët shërbejnë.
‘Ka shumë talente. Ne por krijojmë një bandë, është një djalë shumë i talentuar në piano dhe një vajzë profesioniste në violinë. Kemi dy të rinj që janë të jashtëzakonshëm në mënyrën se si shërbejnë kafen, si mirëpresin njerëzit.”
/ Ora News