Sa kohë kalojmë me kokën mbi celular? Rezultatet janë tronditëse
Varësia ndaj rrjeteve sociale dhe pajisjeve teknologjike në tërësi po bëhet aq shqetësuese sa vetë këto rrjete po sjellin mënyra për menaxhimin e kohës para ekranit.
Në fillim ishte Instagram ai që solli tabelat e menaxhimit të kohës të cilat kanë si qëllim të ndihmojnë përdoruesit të menaxhojnë varësinë e tyre ndaj platformës. Më pas Facebook solli të njëjtën veçori në aplikacionin e vet.
Ndërsa vetë Apple dhe Google prej pak kohësh tashmë kanë sjellë aplikacionet si Screen Time apo Digital Wellbeing te cilat u krijojnë përdoruesve të iOS dhe Android-it mundësinë e menaxhimit të kohës që shpenzojnë përpara celularit.
Google thotë se rreth 70% e përdoruesve të Android-ve që u pyeten për këtë temë, duan të gjejnë një ekuilibër më të mirë në përdorimin e teknologjisë.
Ndërkohë një përdorues i Android ka rrëfyer:
E kam hapur telefonin tim rreth 200 herë dhe kam kaluar më shumë se tre orë me të.”
Pavarësisht se duket vështirë për t’u arritur, ekspertet mendojnë se 2019-ta mund të jetë viti kur njerëzit do fillojnë të shqetësohen seriozisht për kohën që shpenzojnë përpara pajisjeve celulare.