Sa litra ujë duhet të pimë gjatë ditëve të nxehta të verës
Ekspertët thonë se gjatë verës është esenciale konsumimi i disa litrave ujë në mënyrë që të shmangni dehidratimin dhe problemet e tjera shëndetësore.
Thënë më thjesht, vera sjell nxehtësinë dhe rrezikun e madh për t’u dehidratuar.
Efektet e dëshmuara të ujit
Ja një fakt interesant: Trupi juaj është i përbërë nga 65% ujë, e shumica e ujit gjendet brenda qelizave tuaja.
Përfitimet e një sistemi të hidratuar të trupit
– Rregullon temperaturën
– Uji ndihmon veshkaT të funksionojnë mirë dhe të largojnë toksinat
– E mban lëkurën të shëndetshme
– Ndihmon në humbjen e peshës
– Lubrifikon nyjet dhe muskujt
– Rrit disponimin
– Shmang gurët në veshka
Sa ujë duhet të pini gjatë verës?
Me rritjen e temperaturave, trupi juaj fillon të djersitet për ta rregulluar vet temperturën. Ju keni 2.6 milionë gjëndra djerse të cilat punojnë për ta rregulluar temperaturën e trupit duke liruar lëngje përmes poreve. Prandaj është esenciale që vazhdimisht ta kompensoni humbjen e lëngjeve.
Sasia e ujit që duhet te pini dallon nga personi në person. Ndonëse ekspertët amerikanë rekomandojnë t’i pini dy litra ujë, ekspertët tjerë thonë se më së miri është ta dëgjoni trupin tuaj – pra të pini çdo herë që e ndjeni veten të etur.
Vlen të theksohet se nëse merreni me ushtrime fizike është e rëndësishme të konsumoni më shumë ujë.
Shenjat e dehidratimit
– Urinë me ngjyrë të verdhë
– Dhimbje koke
– Lodhje
– Urinoni më rrallë
– Marramendje
– Kapsllëk.