Sa mbetje për frymë gjenerojmë? – Eurostat: 430 kg në vit, më shumë se Belgjika, Polonia, Rumania, Bullgaria

Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se Shqipëria ka prodhuar 1.2 miliardë tonelata mbetje urbane gjatë 2017-ës. Kjo shifër përkthehet në 430 kilogramë për frymë mbetje të menaxhuara. Mesatarja e Bashkimit Europian ndërkohë fiksohet në 487 kilogramë për frymë. Pavarësisht se Shqipëria është nën mesataren europiane, lë pas në renditje disa vende të ndryshme të Bashkimit Europian, si Bullgaria, Kroacia, Belgjika, Polonia apo Rumania.

Vendi numër një në Europë për menaxhimin e mbetjeve është Danimarka, me 781 kilogramë për frymë. Ndërsa vendi me shifrën më të lartë në terma absolutë të mbetjeve është Gjermania, me 52 miliardë tonelata në vit. Me 1.2 miliardë tonelata mbetje të menaxhuara në vit, Shqipëria përfaqëson 0.48% të mbetjeve në Europë, pra përtej kapacitetit të saj.

Numri i lartë i mbetjeve sinjalizon jo domosdoshmërisht mbetjet në vetvete, apo konsum të lartë, por kapacitet menaxhimi të tyre. Jo rastësisht në krye të listës së vendeve me numrin më të lartë të mbetjeve për frymë janë disa prej shteteve më të zhvilluara të Europës.

SHKARKO APP