Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:21 Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin Një gjest i papritur nga Maria Aleksandra Ivezaj, përfaqësuesja e Malit të Zi në konkursin ndërkombëtar të bukurisë “Miss Universe 2026”, ka shkaktuar reagime…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sa serioz është infeksioni i rrugëve respiratore tek fëmijët?

Shëndeti E shtunë, 11 Shtator 2021 06:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Infeksioni i rrugëve të sipërme respiratore që në gjuhën e përditshme jemi mësuar ta quajmë “të ftohtit’’ është sëmundja më e shpeshtë që prek fëmijët.  Po të llogarisim që në dy vitet e para të jetës një fëmijë preket 8-10 herë nga këto infeksione është e lehtë të kuptohet që me ekspozimin e fëmijëve nëpër çerdhe, kopshte dhe shkolla mundësia e prekjes nga sëmundja është më e madhe. Megjithatë lajmi i mirë është që nëse merren masat e duhura, këto infeksione në pjesën më te madhe të rasteve shërohen pa pasoja. Gjatë një interviste për gazetën “Shqip”, mjekja pediatre Beltin Guçe flet për mënyrën se si duhet të sillen prindërit në situatën kur fëmija i tyre sëmure.

Si përhapet kjo sëmundje?

Të ftohurat  janë ne fakt infeksione te shkaktuara nga viruset. Virusi i gripit është një kategori e veçantë e këtyre infeksioneve që për nga natyra është më serioz krahasuar me infeksionet nga viruset e tjera.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përhapja e spërklave gjatë teshtitjes apo kollitjes shpërndan virusin në ambientin përreth dhe ajri i kontaminuar përbën rrugën e kalimit nga fëmija i sëmure tek fëmija i rishtas infektuar. Por, në shumicën e rasteve, infeksionet respiratore të shkaktuara nga viruset përhapen kur duart e fëmijës  bien ne kontakt me sekrecionet e hundës të një personi te infektuar. Kur fëmija prek hundën ose sytë praktikisht  lehtëson futjen e virusit ne organizëm. Unë do të sugjeroja një arsye me shumë pse ne sezonin e virozave, prindërit dhe kujdestarët duhet te jenë akoma më të vëmendshëm për higjienën e të vegjëlve të tyre. Lajini sa më shpesh duart tuaja dhe këshilloni ose përkujdesuni që edhe fëmijët tuaj të veprojnë njësoj!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Cilat janë shenjat e sëmundjes?

Kur virusi hyn ne organizëm fillon ajo që quhet përgjigje inflamatore shenja me tipike e infeksioneve te sipërme respiratore është hundë që rrjedhin. Simptoma të tjera qe janë normalisht të njohura nga të gjithë janë dhimbje ose djegie fyti dhe gjithashtu kolla. Në disa raste kolla mund të zgjasë deri ne 14 ditë dhe mund te vazhdojë edhe pse fëmija nuk ka me rrjedhje hundesh apo shqetësime të fytit. Temperatura deri ne 39O C është shenjë tjetër shumë e shpeshtë dhe nuk janë të pakta rastet që mund të arrijë edhe vlerën 40. Shenja të tjera tipike janë mungesa e oreksit, përgjumja dhe dobësia trupore. Tek fëmijët në vitin e parë të jetës shenjat janë më pak të dallueshme por ajo që bie në sy është fakti që fëmija nuk ushqehet apo fle si normalisht.

Mund t'ju interesojë

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës që po tërhiqet në ishullin Navarino

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pr...

19 Nëntor 2026, 08:01
Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

17 Nëntor 2026, 15:12
Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

16 Nëntor 2026, 17:30

Normalisht nëse infeksioni nuk komplikohet simptomat duhet të largohen gradualisht pas 7-10 ditësh.

Kur duhet kontaktuar Pediatri?

Për bebet e vogla ne vitin e parë te jetës dhe sidomos për bebet nën 3 muaj është gjithmonë e këshillueshme konsulta me pediatrin për shkak sepse së pari  për prindin është e vështirë të vlerësojë se sa serioze është sëmundja dhe se dyti infeksioni mund të përparojë në rrugët e poshtme respiratore dhe të kthehet në infeksion serioz siç është bronkioliti, krupi apo pneumonia.

Për fëmijët më të mëdhenj se 3 muaj konsultohuni me pediatrin nëse:

  • Vini re që gjatë frymëmarrjes vrimat e hundës zmadhohen, fëmija merr fryme me shpesh ose krijohet përshtypja që fëmija nuk mbushet me ajër.
  • Buzët dhe thonjtë bëhen blu.
  • Nëse sekrecionet nga hunda zgjasin me shume se 10-14  ditë.
  • Kolla  zgjat më shumë se 10 ditë ose përkeqësohet.
  • Kur fëmija ankon për dhimbje veshi.
  • Në rast se temperatura është më shumë se 38.90C.
  • Fëmija është shumë i përgjumur apo i grindur.

Çfarë trajtimi duhet të bëjmë?

Antibiotiket nuk janë të nevojshëm në trajtimin e këtyre infeksioneve  me përjashtim të rastit kur mjeku i fëmijës tuaj dyshon që situata mund të përkeqësohet dhe infeksioni  viral të komplikohet me infeksion bakterial.

Sigurohuni që fëmija të pushojë mjaftueshëm dhe të konsumojë sa më shumë lëngje. Paracetamoli dhe ibuprofeni janë medikamente që ndikojnë shumë mirë duke lehtësuar dhimbjet dhe ulin temperaturën. Tek fëmijët nuk është e këshillueshme të përdoren dekongjestionuesit por mund te përdoret pa problem solucioni fiziologjik për pastrimin e hundëve. Për bebet e vogla dhe ne vitin e pare te jetës lagështimi i ajrit ne ambientet e shtëpisë dhe thithja me kujdes e sekrecioneve të hundës pa shkuar thellë ndikon pozitivisht.

A ka mënyra se si duhet të parandalohet kjo?

Për bebet më pak se tre muaj duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm që në sezonin e virozave duhet shmangur sa më shume kontakti me personat e tjerë sepse kjo është mënyra më e mire e parandalimit. Lloji I viruseve që qarkullojnë mund të shkaktojë simptoma shumë të lehta ndonjëherë te padukshme tek fëmijët më të rritur apo tek të rriturit por tek bebet e vogla infeksioni mund të kthehet në sëmundje serioze që ndonjëherë kërcënon dhe jetën.

Edukojini fëmijët tuaj të mbulojnë gojën apo hundën me shami kur teshtijnë apo kolliten dhe më pas të hedhin shaminë e përdorur ne koshin e duhur. Përpiquni ti shpjegoni me fjalë të thjeshta rëndësinë e gjestit dhe gjithashtu edukojini të lajnë duart me ujë dhe sapun sa herë është e nevojshme.

/ Shqip

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin
Para 7 minutash

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së
Para 7 minutash

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë
Para 8 minutash

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone
Para 9 minutash

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.