Scrub “bio” për pastrimin e thellë të fytyrës
Fytyra juaj ka nevojë për një pastrim të herëpashershëm të paktën një herë në javë. Përdorimi i scrub-it në fytyrën tuaj do i largojë papastërtitë dhe do t’i rikthejë shkëlqimin. Çelësi i një jete të shëndetshme është pastrimi rrënjësor me një scrub natyral.
Përbërësit:
1 lugë gjelle sheqer kaf
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë çaji vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tas përzieni përbërësit derisa masa të bëhet kremoze dhe me kokrriza. Aplikojeni në fytyrë dhe bëjini masazh fytyrës për 2 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Pastrojeni fytyrën herë pas here me këtë scrub natyral.