Sekretet e të verdhës së vezës, si ta përdorni për rininë e lëkurës
Përkujdesi për lëkurë të butë dhe të lëmuar është shumë i rëndësishëm për parandalimin e plakjes së saj, veçanërisht në përpjekjet për të luftuar rrudhat.
Pavarësisht se sot, në dyqane të kozmetikës apo edhe në farmaci gjenden lloje të ndryshme kremrash dhe trajtime për lëkurën e fytyrës disa përbërës natyralë funksionojnë vërtetë më mirë.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë një metodë shumë të thjeshtë dhe të lehtë natyrale për pastrimin e lëkurës përmes të verdhës së vezës.
Vezët janë një mënyrë ideale për të marrë më shumë proteina dhe vitamina për të cilat lëkura ka nevojë.
Veza ofron një spektër të gjërë por të balancuar përfitimesh siç janë proteinat, yndyrnat dhe ushqyesit.
Të verdhat e vezës janë ndër të paktat ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës D.
Hap poret e lëkurës
Përdorimi i të verdhës së vezës për lëkurën e fytyrës ndihmon në hapjen e poreve duke larguar papastërtitë dhe duke i dhuruar lëkurës shkëlqim dhe butësi.
Rrihni një të verdhë veze, shtojini disa pika lëng limoni për të larguar aromën e vezës dhe lyeni me të fytyrën. Mbajeni derisa veza të thahet në lëkurë e më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Bëjeni këtë trajtim për të paktën një herë në javë.
Ideale për lëkurë të thatë
Kombinoni në një tas të vogël të verdhën e një kokërr veze, një lugë gjelle mjaltë dhe disa pika vaj bajamesh nëse keni, në të kundërt përdorni vaj ulliri.
E verdha e vezës është e pasur me vitaminën A dhe proteina duke ushqyer lëkurën. Aplikojeni masën në fytyrë dhe mbajeni përreth 20 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Edhe këtë trajtim mund ta përgatisni një apo edhe dy herë në javë.
Lëkurë elastike dhe më pak rrudha
Aplikimi i rregullt i të verdhës së vezës (një deri dy herë në javë) për lëkurën ndihmon në parandalimin e rrudhave dhe tendosjes e lëkurës.
Mjafton të përdorni të verdhën e vezës kombinuar me pak lëng limoni për maksimumi dy herë në javë dhe lëkura juaj do të duket më e re, e butë dhe e lëmuar.
AgroWeb.org ju këshillon të mos përdorni vezët për lëkurën në rast se jeni alergjikë./AgroWeb.org