Sekreti si të largoni pikat e zeza në fytyrë për 5 min

Pikat e zeza nuk janë diçka e panjohur për shumicën e femrve, pasi dalin në hundë, mollëza ose edhe në qafë. Këto pika nuk janë të dëmshme për lëkurën tuaj, por shumica që i kanë ndihen keq prej tyre, sikur kanë lëkurë jo të shëndetshme dhe me probleme.

Ato shfaqen për disa arsye, kryesisht për shkak të problemeve hormonale, lëkurës së yndyrshme ose edhe problemeve të tjera me lëkurën. Por, për fat të mirë, ekziston një metodë natyrale për të “luftuar” pikat e zeza që ndonjëherë na shqetësojnë aq shumë. Ekziston një maskë e thjeshtë dhe efektive që mund ta bëni në shtëpi dhe për të cilën ju duhen vetëm dy përbërës, gjysmë limoni dhe pak mjaltë.

Mënyra e përgatitjes: Ndajeni gjysmën e limonit në dy gjysma dhe shtoni mjaltë në secilën pjesë. Pastrojeni fytyrën tuaj mirë, më pas fërkoni fytyrën tuaj me limon dhe mjaltë në zonën ku i keni pikat. Pas 5-7 minutash, lajeni fytyrën tuaj me ujë të ftohtë.

Ju do të shihni rezultatet menjëherë pas trajtimit, lëkura juaj do të jetë e butë, e pastër. Përsëriteni këtë trajtim disa herë në javë!

SHKARKO APP