Sëmundja e turbekulozit, 440 raste u regjistruan në 2018-ën
Nëse kishit menduar se tuberkulozi është një sëmundje që i përket të shkuarës, ky perceptim vlen të ndryshohet. Rreth 440 raste me tuberkuloz janë regjistruar së paku në vitin 2018, ku shqetësues mbetet fakti se kjo sëmundje prek më tepër të rinjtë.
Mjekja Dorina Bardhi shprehet se duhet të jemi të gjithë vigjilentë ndaj sëmundjes së tuberkulozit, pasi tuberkulozi shikohet se është në grupmoshat më aktive të popullatës.
‘Në të dhënat epidemiologjike të 2018, shikoj faktin se grupmosha 15, 24, 25 dhe 34 janë pothuajse në shifra të barabarta”, shprehet Bardhi. Mjekja tregon se shenjat e tuberkulozit janë shumë të ngjashme me sëmundjet e tjera pormonare por ndryshon për vetë faktin se kjo histori e këtyre shenjave zgjat për një kohë të gjatë.
Ajo që e evidenton është dhe kolla që zgjat mbi 3 javë pavarësisht se pacienti ka përdorur antibiotikë. Nëse nuk kurohet tuberkulozi ka pasoja fatale, deri edhe në humbjen e jetës.
Dorina Bardhi, koordinatore e përgjithshme e tuberkulozit në rang kombëtar, thotë se janë vetëm 4 medikamente që kurojnë tuberkulozin, të cilat nuk mund të gjenden në farmaci, por merren vetëm në spitale.