Sëmundja që merr më shumë jetë njerëzish, nëse shikoni këto simptoma bëni kujdes
Me miliarda persona në botë vuajnë nga problemet e zemrës, shenjat e të cilave nuk duhen injoruar. Më poshtë ju sjellim shqetësimet kryesore të atakut kardiak, i cili shënon dhe rastet më të shpeshta në vdekshmëri.
Mungesë frymëmarrje
Mungesa e frymëmarrjes është një sinjal që trupi juaj mund të dërgojë para një infarkti, si pasojë e mosfurnizimit me gjak dhe të arterieve të ngushta. Kjo do të thotë që, mushkëritë nuk marrin gjakun e nevojshëm për të funksionuar siç duhet. Për shkak se mushkëritë dhe zemrat punojnë së bashku, nëse funksioni i njërit prej tyre pengohet, do të ndikojë edhe në organin tjetër.
Debulesë
Nëse arteriet tkurren, pakësojnë qarkullimin e gjakut e për pasojë e përkeqësojnë atë. Kjo do të çojë në dobësim të muskujve dhe dobësi të përgjithshme të trupit
Dhimbje gjoksi
Ndërsa infarkti afrohet, dhimbja dhe presioni në gjoks do të përkeqësohet dhe mund të përhapet në krahë, shpinë dhe shpatulla.
Marrjemendsh dhe djersë të ftohta
Fluksi i gjakut në tru zvogëlohet, shoqëruar nga qarkullim i dobët, gjë që shkakton marramendsh dhe djersë të ftohta. Duke qenë se truri nuk funksionon siç duhet, nuk do të ndiheni mirë.
Lodhje
Reduktimi i rrjedhjes së gjakut në zemër gjithashtu do të çojë në lodhje, pasi zemra nuk do të ketë sasinë e duhur të gjakut për të funksionuar siç duhet. Prandaj, nëse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, duhet të kontrolloni gjendjen tuaj tek mjeku juaj.