Sëmundja që po u merr jetën para kohe shumë njerëzve

Goditja në tru shfaqet kur ndërpritet ose ulet furnizimi me gjak në një pjesë të trurit, duke penguar kështu furnzimin me oksigjen dhe lëndë ushqyese tek indet e trurit.

Brenda pak minutash fillojnë të vdesin qelizat e trurit. Goditja në tru është një emergjencë mjekësore, prandaj duhet të kërkoni menjëherë ndihmë.

Ndërhyrja në kohë mund të minimizojë dëmtimin në tru dhe komplikacionet potenciale.

Lajmi i mirë është se goditja në tru mund të trajtohet dhe parandalohet.

Simptomat

Kontrolloni këto shenja ose simptoma nëse mendoni se ju ose dikush tjetër mund të pësojë goditje në tru. Kushtojini vëmendje kohës kur shfaqen këto simptoma. Kohëzgjatja e tyre ka rëndësi për zgjedhjen e trajtimit të duhur:

Probleme me të folurin dhe të kuptuarin: Flet në mënyrë të pakuptueshme (belbëzon) dhe je konfuz, nuk arrin t’i kuptosh të tjerët.

Paralizë ose mpirje të fytyrës, krahëve ose këmbëve: Kjo ndodh zakonisht në njërën anë të trupit. Përpiquni të çoni të dyja duart sipër kokës njëkohësisht. Nëse nuk mund ta mbani peshën në njërin krahë, mund të përjetoni një goditje në tru.

Probleme me shikimin me njërin ose të dy sytë. Mund të keni papritur turbullim ose errësim të shikimit në njërin ose të dy sytë, ose mund të vëreni pamje të dyfishta.

Dhimbje koke. Dhimbja e kokës e papritur dhe therëse, që shoqërohet me të vjella, marramendje ose pavetëdije, mund të sinjalizojë për goditje në tru.

Vështirësi në të ecur. Mund të keni vështirësi në mbajtjen e balancës, humbisni kontrollin dhe keni marrje mendsh.
Shkaqet

Goditje në tru mund të shkaktohet nga një arterie e bllokuar (goditje në tru ishemike) ose nga çarja e një ene gjaku (goditje në tru hemorragjike).

Disa njerëz përjetojnë një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me gjak në tru (sulm kalimtar ishemik) që nuk shkakton dëmtim të përhershëm. /Shendeti +/

SHKARKO APP