Sëmundjet e lëkurës, uji i detit ndihmon ne parandalim dhe trajtim
Shëndeti E Hënë, 12 Korrik 2021 06:12
Sëmundjet e lëkurës si ekzema, dermatiti, psoriasis dhe kështu me radhë zakonisht në verë zbehen. Në përgjithësi jemi të prirur të mendojmë (dhe me të drejtë) se merita e këtij përmirësimi është e diellit dhe e rrezeve të tij të mira. Ekspozimi i lëkurës së sëmurë drejtëpërdrejtë në dritë (gjithmonë me mbrojtes diellor adekuatë), në fakt është jashtëzakonisht e dobishme.
Por jo vetëm dielli ka një efekt pozitiv mbi lëkurën.
Njerëzit që janë mësuar të bëjnë pushimet verore pranë detit, padyshim e kanë vënë re se efekti i ujit të kripur është i mahnitshëm për sëmundjet e lëkurës. Koret bien, duke lënë lëkurën të shëndetshme dhe të thatë, shumë më uniforme. Me pak fjalë, një kurë e vërtetë. Jo rastësisht banjat në det janë gjithashtu të dobishme për zbokthin, i cili pothuajse zhduket nga koka.
Në fund të sezonit gjithmonë e sheh veten më të bukur. E pra, nuk bëhet fjalë për një iluzion, pasi shume studime kane vërtetuar dobinë e ujit të kripur në lëkurë.
Sëmundjet e lëkurës dhe deti, studimi korean
Hulumtuesit Jong Phil Bak, Young-Min Kim, Junghyun Biri, Chang-Ju Kim dhe Ee-Hwa Kim të Kolegjit të Mjekësisë në Universitetin Kyung Hee dhe Klinikës Trial – Center për Bio-Industrisë të Universiteti Semyung në Korenë e Jugut, kryen një studim mbi efektet e ujit të detit në lëkurën njerëzore, rezultatet e të cilit u botuan në revistën BMC “Complementary and Alternative Medicine”. Eksperimenti shkencor është kryer në modelin e kafshëve me ujë të marrë nga thellësia e detit të filtruar dhe të trajtuar nëpërmjet një procesi të nanofiltrimit dhe osmozës së kundërt.
Qëllimi ishte për të parë se si subjektet, të gjitha me lloje të ndryshme sëmundjesh të lëkurës, reagonin ndaj ujit të detit, në krahasim me subjektet e tjera që trajtoheshim me pomada tradicionale.
Eksperimenti u krye për gjashtë javë, me aplikime 5 herë në javë.
Rezultati? Perfekt.
Uji i detit shëron sëmundjet e lëkurës
Në fund të eksperimentit, kaviet që ishin trajtuar me ujë detit të thellë, treguan përmirësime të konsiderueshme në simptomat e problemeve të lëkurës. Në veçanti, eritema, edema, thatësia dhe lezionet janë shëruar në një masë më të madhe sesa në subjektet e trajtuara me pomadë. Në përfundim, procesi inflamator i shkaktuar nga sëmundjet ishte i prirur të zbehej dhe efektet e ujit të detit në sistemin imunitar kanë qenë pozitive. Pra nëse jeni prekur nga sëmundjet e lëkurës dhe keni mundësi vraponi të hidheni me kokë në detin “shërues”.
Pergatiti: Albina Gjergji