Sëmundjet e patransmetueshme – Raporti: Ulet vdekshmëria në 13% për sëmundjet kardiovaskulare
Ulet vdekshmëria nga sëmundjet e patransmetueshme, pavarësisht shtimit të rasteve të reja në vitet e fundit edhe në Shqipëri. Sipas raportit të sëmundshmërisë të publikuar nga Instituti i shëndetit Publik vihet re 70% të barrës së këtyre sëmundjeve e zënë ato kardiovaskulare dhe tumorale ku vetëm për vitin 2017 u evidentuan në vendin tonë rreth 388 mijë raste të reja.
E pranishme në këtë prezantim ishte edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila foli mbi fokusin e qeverisë në parandalimin e sëmundjeve të tilla si edhe në investimet për të kuruar me efikasitet duke mbuluar rreth 80% kostove nga buxheti i shtetit .
Ministrja bëri publik edhe një program të ri për sëmundjet tumorale, krahas mamografisë së lëvizshme, i cili do ti mundësoj rreth 17 mijë grave të kryejnë ekzaminime falas gjatë 2019-ës për kancerin e mitrës.