Sëmundjet e veshkave, mjekët ngrenë alarmin: Janë prekur 14% e shqiptarëve

Stresi, ushqimet e përpunuara dhe me hormone, stili i jetesës, etj, kanë bërë që sëmundjet e veshkave të rriten në shifra alarmante, nga të cilat tanimë vuajnë edhe 30-vjeçarët, ndërkohë që më parë problemet me veshkat fillonin mbi moshën 40 vjeç.

“Rezultatet e fundit të këtij 4-vjeçari, janë të frikshme. Sot kjo shifër thuhet që ka shkuar në 14-15 %, çka do të thotë se është një situatë alarmi të jashtëzakonshëm për shëndetin, për cilësinë e jetesës, por pse jo edhe për buxhetin e shtetit dhe taksat tona. Kjo sepse një person që shkon për dializë, i kushton shtetit jashtëzakonisht shumë”, shprehet Shefi i Shërbimit të Nefrologjisë, Myftar Barbullushi.

Mjekët thonë se çdo i sëmurë që paraqitet tek mjeku kardiolog, apo tek endokrinologu, për probleme të zemrës dhe diabetit, duhet të bëjë edhe kontroll të veshkave, pasi lidhen bashkë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjithë mekanizmat e hipertensionit konvergojnë në një organ, që është veshka dhe që sjell lindjen e tensionit të lartë. Krahas sëmundjeve tumorale, diabetit apo sëmundjeve të zemrës, prioritet pritet t’i jepet edhe sëmundjeve të veshkave, në konferencën e Kombeve të Bashkuara”, u shpreh Barbullushi./tch/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?