Sëmundjet që “fshihen” në lëkurën e njeriut
Biopsia e lëkurës mund të shërbejë për të diagnostikuar sëmundje të vështira për t’u shpjeguar deri më sot të trurit të njeriut, si Alz’hajmerin apo Parkinsonin.
Një grup shkencëatrësh në Universitetin meksikan të San Luis Potosit kanë arritur në përfundimin se indet e lëkurës kanë të njëjtën origjinë si edhe ato të trurit.
Për eksperimentin e tyre ata morën në studim 65 vullnetarë, 53 prej të cilëve ishin të sëmurë me Alz’hajmer, me Parkinson, apo me lloje të ndryshme sëmundjesh të trurit.
12 të tjerët ishin të shëndetshëm. Duke marrë një monstër të vogël të lëkurës prapa veshit, shkencëtarët kanë vërtetuar se niveli i akumulimit të proteinave ishte i përafërt me atë të grumbullimin të tyre në tru. Specifikisht, ata morën në shqyrtim dy lloje proteinash: tau dhe alfa-sinuklein.
20 prej vullnetarëve me sëmundjen e Alz’hajmerit dhe 16 me Parkison kishin nivel të lartë të këtyre proteinave, krahasuar me pacientët e shëndetshëm, apo me ata me sëmundje të tjera të trurit.
Pavarësisht rezultateve interesante të studimit, vetë grupi i shkencëtarëve meksikanë pretendon se duhet më shumë thellim në këtë drejtim për të përcaktuar origjinën e këtyre sëmundjeve. Sepse, të tilla problematika mund të qëndrojnë për vite të tëra të fshehura, përpra se të zhvillojnë simptomat e tyre.
Në rastin e Parkisonit, qelizat nervore humbin gradualisht funksionet, duke çuar në ndridhje të forta të gjymtyrëve dhe ngadalësim të lëvizjeve.
Ndërsa në rastin e Alz’hajmerit, mosfunksionimi i qelizave të trurit çojnë deri në humbje të kujtesën.