Shafrani, çelësi për një jetë më të gjatë

Jetën mund t’ia zgjatni vetes vetëm duke bërë ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës.

Lënia e duhanit e zvogëlon rrezikun e vdekjes nga kanceri, sëmundjeve të zemrës.

Bashkë me ushtrimet fizike, ekspertët shëndetësorë thonë se edhe ngrënia e ushqimit të shëndetshëm është gjë kruciale për të jetuar më gjatë, ku një nga ushqimet e rekomanduara është vaji i ullirit.

Në anën tjetër, edhe shafrani është bërë i njohur viteve të fundit falë përfitimeve shëndetësore që sjell.Shafrani është i mbushur me curcumin, i cili ndihmon në lehtësimin e inflamacionit afatgjatë, ku kryesisht nga kjo përfiton truri.

Dr. Sarah Brewer dhe dietologia Juliette Kelllow thonë se nuk është shafrani i vetmi produkt që duhet ta shtoni në pjatën tuaj, por edhe specin e zi, kanellën dhe xhenxhefilin.

Sipas tyre, shafrani dhe këto ushqime tjera na mbrojnë nga kanceri, na ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e diabetit, e luftojnë inflamacionin, etj.

SHKARKO APP