Shëndeti i fëmijëve, Shqipëria si Suedia – Fëmijët nën peshë, problem jo i përhapur

Në nivel global, 1 në 7 fëmijë lind nën peshë, nën 2.5 kilogramë. Kjo bën që fëmijët nën peshë të zënë 80% të vdekje të të porsalindurve por edhe të shkaktojë probleme të mëdha në jetën e mëtejshme shëndetësore të atyre fëmijëve.

Këtë e thotë “The Lancet”, revista më prestigjioze mjekësore në botë, në një raport të publikuar së fundmi. Raporti thotë se lindjet nën peshë janë një dukuri më së shumti e përhapur në vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme. 90% e fëmijëve të lindur nën peshë vjen nga këto vende. Por, Shqipëria përbën përjashtim, duke u renditur krah vendeve që e vuajnë më së paku këtë problem.

Madje, Shqipëria radhitet krah vendeve skandinave dhe atyre më të zhvilluara të botës. Në vendin tonë, vetëm 4.6% e të porsalindurve janë nën peshë, pra diçka më pak se 1 në 20. Mesatarja globale fiksohet në rreth 15%. Madje, Shqipëria është në vendin e 6-të në botë, në këtë drejtim. Vendin e parë e mban Suedia me vetëm 2.8% të fëmijëve të porsalindur nën peshë, ndërsa më pas ndjek Finlanda Islanda, Serbia, Norvegjia dhe Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vende shumë të zhvilluara të botës si SHBA, Franca, Britania apo Gjermania e kanë këtë normë mes 6-8%.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?