Shenjat e frikshme të trombozës që duhet t’i dimë të gjithë
Tromboza konsiderohet si një sulm që godet menjëherë trurin. Në fakt e gjitha kjo nuk është kaq e paparashikueshme sa ç’duket. Janë disa shenja, në dukje shumë të zakonshme që përpiqen të na paralajmërojnë për rrezikun që na kanoset.
Duhet të dini se gratë janë më të predispozuara për t’u goditur nga tromboza dhe kjo për shkak të hormoneve, specifikisht estrogjenit. Më poshtë do t’ju njohim me disa sinjale shumë domethënëse:
1. Shiheni në pasqyrë dhe diçka nuk shkon me mimikën tuaj
Nëse vini re që (zakonisht) njëra anë e fytyrës nuk ju përgjigjet, pra qeshni dhe duket sikur qeshni vetëm me gjysmën e fytyrës duhet të bëni një kontroll të menjëhershëm.
2. Ndiheni të ngathët dhe të pafuqishëm
Nuk keni shumë fuqi te krahët apo këmbët, gjë e cila alternohet edhe me ngathtësi apo vështirësi në komandim. Përgjithësisht ndodh vetëm në njërën anë, por mund të shfaqet edhe si dobësi e përgjithshme në të gjithë trupin. Kjo është një simptomë që nuk duhet injoruar pasi mund të sinjalizojë edhe atak në zemër.
3. Shfaqni probleme në të folur
Sinjali në fjalë konsiston në zvarritje të fjalëve, dërdëllitje apo deri në këputje apo pamundësi për të folur.
4. Papritur hutoheni, s’e dini ku jeni dhe çfarë po ndodh
Nëse përjetoni të tilla gjendje të papritura, ndërkohë që nuk po bëni asgjë për t’i stimuluar (drogë apo alkool) duhet të takoni një mjek.
5. Keni të përziera dhe marramendje
Në fakt ky është skenari klasik, pas një simptome të tillë vjen goditja e madhe.
Të tjera shenja:
1. Dhimbje e tmerrshme koke, ndoshta dhimbja më e keqe që keni ndjerë ndonjëherë
2. Lemzë e vazhdueshme, që përsëritet dhe përsëritet
Burimi: Women’ s Health