Shenjat paralajmëruese të Hepatitit

Hepatiti është një sëmundje inflamatore e mëlçisë. Hepatiti mund të jetë akut, nëse zgjat më pak se gjashtë muaj, dhe kronik, nëse zgjat më shumë se gjashtë muaj. Ai mund të shkojë nga një sëmundje e lehtë që zgjat disa javë, deri në një gjendje të rëndë apo të përjetshme, që mund të çojë në cirrozë apo kancer të mëlçisë.

Hepatiti A mund të përhapet nëpërmjet ushqimit ose ujit të pijshëm, prandaj sëmundja merr lehtë përmasat  epidemisë. Disa nga simptomat e kësaj sëmundjeje janë: dhimbje në stomak, dobësi, diarre, temperaturë, mungesë oreksi, zbehje të lëkurës, të përziera, të vjella dhe urinë në ngjyrë të zezë.

Hepatiti B është sëmundje e heparit (mëlçisë) e cila e bën atë të zmadhohet dhe mos të kryejë funksionet siç duhet. Ai shkaktohet nga virusi i hepatitit B dhe mund të përhapet nëpërmjet kontaktit direkt me gjakun e një personi të infektuar, lëngut seminal (spermës) dhe lëngjeve të tjera të trupit.

Disa rrugë nga ku mund te merret hepatiti B janë: marrëdhëniet seksuale me një person të infektuar pa përdorur masa mbrojtëse, gjatë procedurave të transfuzionit të gjakut, shpimi me age të kontaminuar, gjatë bërjes së tatuazheve, duke përdorur të njëjtën furçë dhëmbësh ose brisk rroje me personat të infektuar, si dhe tek dentisti, kur nuk respektohen rregullat e sterilizimit te aparaturave.

Simptomat e hepatit B përfshijnë: dhimbje stomaku, dobësi ekstreme, zbehje të lëkurës, të përziera, të vjella dhe urinë në ngjyrë të zezë.

Hepatiti C shkaktohet nga virusi i Hepatitit C dhe mund të përhapet nga kontaktet seksuale. Rreth 50-70% e njerëzve me Hepatitin C akut mund të zhvillojnë infeksion kronik, që mund të çojë në cirrozë apo kancer të mëlçisë.

Simptomat e Hepatitit C përfshijnë urine në ngjyrë të zezë, të përziera dhe të vjela, temperaturë, mungesë oreksi, dhimbje të stomakut, lodhje, verdhëz dhe dhimbje kyçesh.

Në rastin e hepatitit E, sëmundja shkaktohet nga virus i hepatitit E, i cili është i njëjtë me hepatitin A. Lloje të tjera të hepatiteve janë edhe Hepatiti D, i cili është shkaktuar nga virusi i hepatitit D ose virusi delta, dhe Hepatiti G, i shkaktuar nga virusi GBV-C. Hepatiti D lidhet me Hepatitin B, ndërsa Hepatiti G është i ngjashëm me Hepatitin C.

SHKARKO APP