“Shërohet” migrena! BE aprovon ilaçin e ri

Nisur nga shtatori pacientët do të jenë në gjendje të marrin një  trajtim privat, nën licencën e BE. Këtë ilaç do fillojnë ta marrin pacientët të cilët kanë të paktën katër migrena në muaj. Ky ilaç, i njohur ndryshe si “Aimovig”, është projektuar për të bllokuar receptorin peptidik të genit të kalcitoninës, që mendohet të nxisë aktivizimin e migrenës.

Aktualisht nuk ka shërim për migrenës, edhe pse një numër trajtimesh janë në dispozicion për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave.

Është trajtimi i parë dhe i vetëm i licencuar, posaçërisht për të parandaluar migrenën. Ai mund të merret vetë në shtëpi, një herë në muaj me anë të një stilolapsi auto-injektues. Nga provat e bëra, ka rezultuar se ky ilaç ka përgjysmuar numrin e pacientëve që vuajnë nga migrena në vetëm një muaj.

Wendy Thomas, shefja ekzekutiv i Trustit të Migrenës, tha: “Ne mendojmë se ky vendim është i mrekullueshëm pasi kjo zgjidhje e re ka potencialin për të ndihmuar shumë njerëz me migrenë kronike dhe episodike. Migrena është tepër e dhimbshme dhe ka simptoma që përfshijnë vjellje dhe shqetësime vizuale, kështu që kur ajo ndodh shpesh mund të shkatërrojë jetë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që dalja në treg e këtij ilaçi të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur për pacientët”, tha ajo.

SHKARKO APP