Shëron diabetin? Shërbimet që nuk ia dinim kësaj bime magjike

Bima Aloe Vera dhe pjepri i hidhur janë identifikuar si bimë që kanë efekt kurues.

Studimet e reja tregojnë se të dyja kanë efekte pozitive mbi diabetin dhe sheqerin e lartë të gjakut. Sheqeri i lartë i gjakut ndodh kur nuk prodhoni insulinë (diabeti i tipit 1) ose kur qelizat tuaja nuk i përgjigjen siç duhet insulinës (diabeti i tipit 2, që përfaqëson 90 për qind të pacientëve).

Ka terapi të shumta, barna dhe trajtime, por efektet anësore mund të jenë shkatërruese.

Në Greqinë e lashtë, romake, kineze, njerëzit përdorën bimën e Aloe Verës për të parandaluar simptomat e kësaj sëmundjeje.

Aloe Vera u konsiderua si shpëtim. Ajo është një bimë subtropikale me gjethe të trasha, me gjemba dhe prodhon një xhel të trashë me veti kuruese.

Përdorimet tradicionale ishin për kapsllëk, astma, dhimbje koke, artriti dhe simptoma diabetike.

Përbërësit aktivë në Aloe Aera janë të shumta si minerale, aminoacide, monosakaride, polisaharide, mangan, zink, krom dhe magnez, të njohur tashmë si të rëndësishëm për metabolizmin e glukozës duke rritur efektivitetin e insulinës.

Një studim tregoi se aloe vera ka funksione anti-inflamatore, antimikrobike dhe antioksiduese. Mjafton të merni xhelin në brendësi dhe ta vendosni në një blender. Lëngun e përftuar vendoseni në kulluse që të filtrohet më mirë, shkruan shije.al. Kjo metodë është perfekte dhe efektive për sëmundjen e diabetit.

Studimet tregojnë se stërvitja intensive mund të përmirësojë shumë gjendjen tuaj shëndetësore. Rekomandime të tjera për parandalimin e diabetit të tipit 2 përfshijnë shmangien e ushqimeve të përpunuara, kufizimin e konsumit të proteinave dhe balancimin e raportit omega-3 dhe omega-6. Gjumi i duhur është gjithashtu i rëndësishëm.

SHKARKO APP