Shëroni me kajsi dhimbjen e kokës dhe mëlçisë
Kajsia është një pemë e pasur me shumë vlera ushqyese. Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme kajsia renditet edhe si një pemë kuruese në mjekësinë popullore.
Ajo përmban kripëra minerale, kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si A, Vitaminë B1, B2, C etj. Kajsitë duhet të konsumohen të freskëta, pasi të gatuara dhe konservuara ato humbasin shumë substanca të shëndetshme dhe sidomos dëmtojnë vitaminën C.
Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës. Përfitimet shëndetësore që sjell përdorimi i tyre janë; mbron trupin nga inflamacioni, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, parandalon anemone etj, transmeton atsh. Përdorimi i shpeshtë i tyre përmirëson kujtesën.