Shkenca bën mrekullinë, realizohet transplanti i parë i zemrës artificiale

Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtë! Një shprehje që ka marrë jetë për pacientin fatlum të Spitalit Europian “Georges Pompidou “në Paris. Ai i është nënshtruar një transplanti zemre të mërkurën e 18 shtatorit, duke dhënë sinjale pozitive. Por ajo që është më interesante është se pacienti do mbahet në jetë përmes një zemre artificiale, duke bërë akoma më të rëndësishëm zhvillimin e teknologjisë së fundit.

Zemra artificiale u konceptua nga kompania franceze Carmat, pas viteve të gjata studimi dhe hulumtimi. Transplantimi i parë kardiak u zhvillua më 3 dhjetor 1967 në Cape Town, por pacienti vdiq pas 18 ditësh.

Ky transplantim i parë u zhvillua në mënyrë të kënaqshme. Pacienti aktualisht është nën mbikëqyrje, në kujdes intensiv, në gatishmëri dhe në dialog me familjen “,-shpjegon kompania, duke e cilësuar këtë operacion si premierë botërore.

Në fund të shtatorit, autoritetet franceze të shëndetësisë kishin dhënë dritën e gjelbër për transplantin, i cili mund të hapte perspektiva të reja të rëndësishme për pacientët e zemrës.

Ne mirëpresim këtë transplantin, por do të ishte në mënyrë të qartë e parakohshme për të nxjerrë konkluzione, sepse  është një hap i parë, me një kurs post-operativ ende shumë të shkurtër“, thotë drejtori i përgjithshëm i Carmat, Marcello Conviti.

Carmat 

E themeluar nga kirurgu Alain Carpentier, kompania shpiku valvulat e zemrës Carpentier-Edëards. Zemra e re artificiale, në të cilën kompania ka punuar për njëzet vjet, është një bioprotezë tërësisht implantuese, e cila përshtatet me përpjekjet dhe duhet t’i japë pacientit autonominë e vet. I ngjashëm me zemrën e njeriut, aparati  “i ngurtë” dhe me “funksionalitet dhe kohëzgjatje shembullore” është formuar nga katër valvola dhe dy ventrikula të zemrës.

Zemër artificiale

Luan tërësisht rolin e një zemre normale njerëzore me dy ventricles që mobilizojnë gjakun në muskujt e zemrës, me receptorët të cilët përshpejtojnë  rrahjet e zemrës.Kur pacienti fle, rrahjet zvogëlohen. Kur ai ngjitet në shkallë, përshpejton, kështu që nuk ka të bëjë me një pompë mekanike “, shpjegoi Philippe Pouletty, bashkëthemelues i grupit në shtator.

Sipas rregullave të vendosura nga autoritetet shëndetësore transalpine, pacienti, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, vuan nga dështimi i zemrës, me një prognozë të rrezikuar seriozisht dhe pa alternativë terapeutike.

Carmat siguron që zemra artificiale mund të shpëtojë jetën e mijëra pacientëve çdo vit pa rrezikun e refuzimit dhe sigurimin e një cilësie të paprecedentë të jetës. Por suksesi i kësaj faze të parë të testimit ende nuk është garantuar. Një vlerësim i parë do të kryhet një muaj pas ndërhyrjes.

SHKARKO APP