Shkenca konfirmon që shtatzënia është ngjitëse

Në vitin 2014, revista “The American Sociological Association” (Shoqata Amerikane Sociologjike) publikoi një studim prej të cilit shkencëtarët nxorën një përfundim interesant: shtatzënia mund të jetë ngjitëse.

Gjatë studimit, i cili zgjati 10 vite (nga viti 1990 deri në 2000-shin), studiuesit analizuan të dhënat e 1,720 grave dhe zbuluan një prirje shumë interesante: më shumë se gjysma e grave kishin një fëmijë deri në fund të eksperimentit.

Përgjatë intervistimit gratë përmendnin vazhdimisht “lidhje miqësie” gjë që nënkuptonte se njerëzit priren të veprojnë sipas shoqërisë dhe vendimeve që ajo merr.

Kjo do të thotë se duke parë një mikeshë shtatzënë te gruaja ngjallen ndjenja pozitive dhe dëshira për të qenë edhe ajo nënë. Po kështu duke parë se mikesha e ngushtë ia del ta mbajë fëmijën e saj, gruaja tjetër fiton besim në aftësitë e veta si nënë.

Një fakt tjetër interesant ështe se diçka e tillë nuk ndodh me  motrën. Nëse mikja juaj është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, ju që keni vetëm një fëmijë me shumë mundësi do t’ju lindin në kokë ideja për t’u bërë nënë sërish. E njëjta situatë me motrën tuaj, nuk shkakton të njëjtat ndjesi.

SHKARKO APP