Shkencëtarët kanë qenë në gjendje që të parashikojnë sesi pacientët me kancer do ti përgjigjen terapisë duke prodhuar versionet miniaturë të tumoreve të tyre në laborator.
Ata thonë se studimi i ri mund të çojë në trajtime më të ‘zgjuara, këndshme dhe efektive’, raporton BBC.
Studimi i botuar në revistën Science, ishte 100% i saktë për të treguar se cilat nga ilaçet nuk do të japin efekt dhe kjo do ti kursente pacientëve efekte anësore të panevojshme.
Mini-tumoret mund të jetë gjithashtu një mënyrë e fuqishme për të testuar ilaçet e reja.
Biopsi i 71 pacientëve me kancer të avancuar është marr dhe më pas u prodhua në organe kanceroze në miniaturë 3D në laborator.
Ritja e “organoideve” është një teknikë relativisht e re shkencore, madje edhe truri i vogël është bërë në laborator.
Hulumtuesit trajtuan çdo organ në miniature me të njëjtat ilaçe që mjekët i dhanë pacientëve në klinikë.
Rezultatet treguan:
- Nëse ilaçet kanë dhënë efekt në organoidet, atëherë ka dhënë efekt edhe në 80% të kohës tek pacientët.
- Nëse ilaçet dështojnë tek organoidet, ai dështoi 100% të kohës tek pacientët
Dr. Nicola Valeri, nga Instituti i Kërkimit të Kancerit në Londër, tha: “Për herë të parë ne provuam që këto organoide jo vetëm që i ngjanin biologjisë së kancerit metastatik, por edhe pasqyrojnë ato që shohim në klinikë”.