Shkencëtarët zbulojnë një metodë të re për zbulimin e kancerit të prostatës
Shkencëtarët në Qendrën Mjekësore “Kaplan” në Rehovot të Izraelit thanë se ata janë një hap më afër zhvillimit të një metode më të mirë për të konstatuar kancerin e prostates, duke shënuar një hap të rëndësishëm përpara në këtë proces.
Kanceri i prostatës është kanceri i dytë më i zakonshëm në mesin e meshkujve anembanë botës, por metoda kryesore e testimit, shqyrtimi për rritjen e niveleve të antigjeneve specifike të prostatës (PSA) në gjak, mbetet e diskutueshme.
Studimet kanë treguar se nivelet e ngritura të PSA ndonjëherë mund të shfaqen vite para se një kancer të zhvillohet ose në gjendjen beninje, duke e bërë biopsinë të panevojshme, shkruan “Times of Israel”.
Duke u bazuar në një studim klinik me 59 mostra të urinës në Qendrën Mjekësore “Kaplan”, në të cilat punuar me CellDetect për dy vitet e fundit, kompania arriti në një shkallë të lartë ndjeshmërie prej 91.3 përqind, që do të thotë se mund të gjejw kancerin me saktësi në shumicën e pacientët.
Kompania Micromedic Technologies gjithashtu raportoi një normë specifike 75%, që do të thotë se mund të zbulojë kancerin në tre nga katër njerëz që e kanë atë.