Shmang kaloritë, dobësohu pa lodhje

Kaloritë janë karburanti që lejon organizmin të funksionojë. Atëherë, në vend që t’i konsiderosh si armikun tënd, zbulo se si t’i përdorësh më mirë. Çdo kategori ushqyesish mban një numër të ndryshëm kalorish. Karbohidratet dhe proteinat ekuilibrohen dhe japin rreth 4 kalori për gram. Më të mëdha janë kaloritë tek yndyrat, 9 gram, ndërsa alkooli jep 7 gram.

Kaloritë janë të njëjta: pra digjen ose akumulohen nga organizmi në të njëjtën mënyrë. Ndryshon vetëm shpejtësia e asimilimit. Kështu për shembull, kaloritë e marra nga yndyrat magazinohen shumë shpejt ndërsa ato të marra nga karbohidratet digjen ngadalë, duke i dhënë organizmit më shumë kohë për t’i përdorur.

Sipas llogaritjeve rreth 55-56 për qind e kalorive vjen nga karbohidratet, 25-30 për qind nga yndyrat dhe 10-15 për qind nga proteinat. Rreth 20 për qind e kalorive duhet të merren në mëngjes, 5 për qind para drekës, 40 për qind në drekë, 5 për qind gjatë pasdites dhe 30 për qind në darkë.

Kaloritë në mëngjes

Është mirë që ushqimet me më shumë kalori të konsumohen në mëngjes. Disa ushqime thithin ujë në gatim, të tjera humbasin ose modifikojnë vlerën e tyre energjetike. Brumërat i përkasin kategorisë së parë. Në baraspeshë, një pjatë makarona të gatuara kanë më pak kalori se një pjatë makarona të pa ziera mirë. E njëjta gjë vlen dhe për bishtajat. Një hektogram fasule të thara jep 278 kalori, ndërsa një kuti jep 99 kalori, sepse produkti është gjysmë i gatshëm. Duke e eliminuar një pjesë të yndyrave nga një ushqim dhe duke i zëvendësuar ato me ujë, është e mundur të përftohet një ushqim kalorifik mjaft i lehtë. Produktet ushqimore nuk të sjellin vetëm kalori, por edhe ushqyes të vlefshëm (proteina, karbohidrate, yndyra).

Shmang pijet alkoolike

Ndërsa alkooli ka kalori boshe, pra energji të pastër, por jo të shoqëruar me substanca të nevojshme për organizmin. Njerëzit, që pinë alkool kanë gjithmonë një shëndet të tepruar, pasi alkooli të jep një fryrje në stomak. Ky është një nga motivet pse alkoolet eliminohen nga dieta. E njëjta gjë vlen dhe për pijet freskuese dhe karamelet.

SHKARKO APP