Shpëtoni jetën vetëm duke ngrënë sodë buke
Shumica nga ne mendojmë se soda e bikarbonatit nevojitet për t’i bërë ëmbëlsirat dhe biskotat më të mira. Mirëpo, hulumtimet tregojnë se soda, edhe mund të shpëtojë jetë.
Të moshuarit që kanë nivel të ulët të bikarbonatit që zakonisht merret me sodën e bukës kanë shanse 24 për qind më të mëdha, për të pësuar vdekje të hershme.
Gjetjet sugjerojnë, se përmbajtja e bikarbonatit, ndikon në zgjatjen e jetës, transmeton Telegrafi.
Këtë konstatim e kanë nxjerrë studiues të Universitetit Utah, të cilët kanë gjetur se personat e moshuar, që kanë nivel të lartë të bikarbonatit, kanë mundësi të jetojnë më gjatë.
Veshkat dhe mushkëritë, punojnë së bashku në nivele të ndryshme të bikarbonatit, si bazë dhe dyoksidin e karbonit në gjak.
Kjo ndihmon që pH-ja e trupit të jetë në nivel të dukur, duke lënë qelizat dhe organet të punojnë si duhet.