Shpëtoni nga dhimbja e dhëmbit, pa shkuar te dentisti

Dhimbja e dhëmbit është një eksperiencë nëpër të cilën të gjithë kemi kaluar qoftë një herë të vetme në jetë. Më poshtë keni disa kura shpëtimtare në kushte shtëpie që do t’ju qetësojnë, të paktën për disa orë të mira.

Shpërlarje e gojës me ujë të kripur

Uji i kripur është një dezinfektues natyral dhe gjithashtu një ilaç efektiv për të kuruar dhimbjen e dhëmbit. Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni gjysmë lugë gjelle me kripë dhe me të bëni gargare. Përzierja parandalon enjtjen dhe pastron zonën e irrituar.

Peroksid hidrogjeni

Veproni njësoj si me ujin e kripur, vetëm sigurohuni të mos e gëlltisni përzierjen. Do të vini re si gjakderdhja do të ndalojë në pak minuta.

Karafil

Aty ku ju dhemb dhëmbi përtypni pak karafil ose hidhni 2 pika vaj nga bima barishtore.

Kompresa të ftohta

Mbani një kompresë të tillë për 15 minuta në zonën kur keni kriza dhe dhimbje.

Hudhër

Shtypeni hudhrën mirë e mirë derisa të krijoni një pastë. Lyeni zonën problematike për të vrarë mikrobet dhe qetësuar dhimbjet.

Qepë

Qepa ka po ashtu të njejtin efekt. Prisni një copë të vogël dhe vendoseni aty ku keni dhimbje.

SHKARKO APP