Shpëtoni nga strijat me këto dy trajtime të thjeshta, ju duhet vetëm vaj kokosi

Vaji i kokosit është një nga produktet më të përdorura në estetikë, përsa i përket trajtimit të flokëve, fytyrës dhe gjithashtu edhe trupit. Tashmë më vetëm dy trajtime që do t’ju sjellim më poshtë mund të eliminoni strijat dhe smaliaturat e ndryshme

1.Vaj kokosi + vitaminë E

Merrni dy lugë gjelle vaj kokosi dhe ngrohini në proces banjomari. Pasi të jetë ftohur vaji merrni 6 kapsula vitaminë E dhe bashkojini me të.  përzieni masën dhe aplikojeni në lëkurë me anë të masazheve të forta, madje nëse keni furcë akoma më mirë. Më pas lëreni të veprojë për 10 min dhe shplajeni lëkurën me ujë të ftohtë. Këtë trajtim përsëriteni 3 herë në ditë. Kombinimi i vajit të kokosit me vitaminën E jo vetëm që ushqen dhe hidraton lëkurën, por ju shpëton një herë e mirë nga strijat e bezdisshme, sidomos nëse janë të sapoformuara.

2.Vaj kokosi dhe llum kafeje

Mos e hidhni më llumin e kafesë por ruajeni diku pasi do t’ju duhet për këtë recetë që eliminon jo vetëm strijat por edhe shenja të tjera në lëkurë. Merrni 3 lugë gjelle vaj kokosi, 3 lugë gjelle ujë, 50 ml xhel Aloe vera dhe 100 gr llum kafeje. Vendosni të gjithë përbërësit në zjarr dhe përziejini me lugë druri derisa të formohet një masë e dendur dhe homogjene. Kujdes, nuk duhet të tkurret plotësisht. Ruajeni në një vazo qelqi dhe përdoreni gjithmonë pas dushit. Mjafton të merrni pak me mollëzat e gishtave dhe të masazhoni zonat ku keni strija me lëvizje rrethore. Njëlloj si më parë, duhet të shpëlaheni me ujë të ftohtë dhe të fshiheni.

SHKARKO APP