Shqipëria po plaket me shpejtësi

Unfpa në Shqipëri, ILO dhe autoritetet shëndetësore bashkë në forumin për shërbime aftagjata.

Shqipëria po plaket me shpejtësi dhe kujdesi afatgjatë për të moshuarit kërkon një strategji të re qendore dhe lokale. Statistikat e fundit tregojnë se plakja e popullësisë, rritja e moshës mesatare është e dukshme nga viti në vit. Nëse në vitin 2020, 1 në 6.8 persona ishte në moshën 65 vjeç e lart, kjo shifër pritet të shkojë në 1 në 3.8 persona në vitin 2050. E thënë në përqindje nëse në vitin 2020, mosha e tretë zinte një përqindje prej 14.7% të popullësisë, në 2030 përllogaritjet demografike për moshimin parashikojnë rritje të shifrës në 21.3%. Në vitin 2040, 25.3% popullësisë do të jetë e plakur dhe projeksionet vijojnë në rritje duke treguar se në vitin 2050, moshimi në Shqipëri do të ketë arritur në shifrën 26.4% të popullësisë.

INSTAT raportoi së fundmi se mosha mediane e grave(mosha mediane do të thotë se 50% e grave janë nën këtë moshë dhe 50% mbi këtë moshë), arriti në 39.1 vjet në vitin 2022. Ndërsa mosha mediane e burrave arriti në 37.3 vjet. Kjo do të thotë se për të dyja gjinitë mosha mediane është rritur për gati 1 vit, nëse krahasojmë statistikat 2021 me vitin aktual 2022.

Gjetjet e raportit të ILO(Organizata Ndërkombëtare e Punës), shtrojnë një sërë nevojash në mënyrën se si duhet të adresohen politikat institucionale për të ofruar mbështetje afatgjatë.
Për këtë qëllim ILO dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) organizuan Forumin Kombëtar për kujdesin afatgjatë të të moshuarve në Shqipëri.
Ky forum përfshiu një analizë të thelluar të situatës demografike në vendin tonë, plakjen dhe përgjegjësitë që i shtrohen autoriteteve për të siguruar më shumë mbështetje për moshën e tretë e cila kërkon përkujdesje por në anën tjetër ndikon në mënyrë të pashmangshme në buxhetin e një shteti, skemën e sigurimeve shoqërore dhe portofolin e familjeve.

Ekspertët e shëndetit evidentuan në këtë forum kombëtar se të paktën 90.9 mijë persona të moshës 65 vjeç e lart janë vlerësuar të kenë patur nevojë për kujdes afatgjatë në vitin 2020 dhe ky numër do të rritet në 161.1 mijë deri në vitin 2050, ku pjesa më e madhe do të jenë gra. Në vitin 2021 vetëm 1.6 përqind e të moshuarve në nevojë kanë marrë shërbimin e kujdesit social përmes institucioneve rezidenciale apo qendrave komunitare të shërbimit.

Sipas UNFPA-së në Shqipëri, ILO-s dhe ekspertëve të shëndetit përkujdesja afatgjatë e të moshuarëve, ofrimi i shërbimeve në qendrat rezidenciale janë sfidat e së ardhmes që kërkojnë një angazhim serioz të të gjithë aktorëve. UNFPA në Shqipëri përmes një modeli të shërbimeve të integruara për kujdesin ndaj të moshuarve përfshin kujdesin në shtëpi e shërbime të tjera shëndetësore e sociale.

Ndërsa popullsia shqiptare po plaket me shpejtësi është e pashmangshme përballja me sfida të menjëhershme për të siguruar kujdes afatgjatë, cilësor, të përballueshëm për popullsinë e moshuar në nevojë.

UNFPA në Shqipëri, autoritetet shëndetësore vlerësojnë se të paktën 90.9 mijë persona të moshës 65 vjeç dhe mbi 65 vjeç kanë patur nevojë për kujdes afatgjatë në vitin 2020 dhe ky numër do të rritet në 161.1 mijë deri në vitin 2050, ku pjesa më e madhe do të jenë gra.

Në vitin 2021 vetëm 1.6 përqind e të moshuarve në nevojë kanë marrë shërbimin e kujdesit social përmes institucioneve rezidenciale apo qendrave komunitare të shërbimit. Kjo është shifët e ulët e marrjes së shërbimeve krahasuar me nevojën që ka realisht mosha e tretë.

Referuar kësaj situate, ekspertët e shëndetit, organizatat ndërkombëtare si UNFPA në Shqipëri, ILO dhe partnerët e tjerë ndërkombëtar sugjerojnë përfshirjen e modelit të shërbimeve të integruara në nivel qendror dhe vendor, ngritjen e shërbimit të asistencës në shtëpi, sigurimi i mbështetjes për kujdestarët informalë, mbështetja me pajisje dhe medikamente- janë disa nga elementet jetik që do të sigurojë mirëqnënie në vitet e tyre të moshimit.

Koordinatorja Rezidente e OKB Shqipëri, Fiona McCluney u shpreh në këtë forum kombëtar të moshimit se: “Shqipëria po përballet me një sfidë të afërt në sigurimin e aksesit në shërbimet e kujdesit të përballueshëm dhe cilësor për të gjithë të moshuarit në nevojë, sigurimin e fuqisë punëtore për këtë kujdesi, si kujdestarët formalë ashtu edhe informalë dhe krijimin e një hapësire fiskale për financimin e shërbimeve të kujdesit afatgjatë.

SHKARKO APP