Shuperka: 1 në 4 fëmijë në Shqipëri kanë provuar duhanin
1 në 4 fëmijë në Shqipëri e e kanë provuar shijen e duahanit pa mbushur moshën 10 vjeç, fakt ky i provuar nga studime të përbashkëta me organizatën botërore të shëndetsisë.
Në një intervistë për News 24 eksperti i njohur për problemet e duhanit Roland Shuperka thotë se qeveria ka dështuar me politikat e saj për lënien e duhanit duke dhënë shifra të rreme, në një kohë që sipas tij po lulëzon tregu ilegal ku me 70 lekë mund të blesh deri në 30 cigare. Në Shqipëri një e katërta e fëmijëve e kanë konsumuar një cigare ende pa vajtur në klasën e katërt fillore, një e dhënë vërtetë tronditëse që pohohet nga eksperti për cështjet e duhanit doktor Roland Shuperka.
Ish kreu i taskforcës për duhanin dhe alkolin në Institutin e Shëndetit Publik që nga themelimi i kësaj strukture, i cilëson të dështuara të gjitha mekanizmat e ngritura nga qeveria për lënien e duhanit cka e bazon tek niveli I lartë I kontrabandës si dhe tregëtisë së paligjshme.
News 24 investigoi vetë në një nga rrugët e Tiranës ku fare lehtësisht dhe krejt hapur kushdo mund të blejë 30 cigare me filtër me vetëm 70 lekë, të bëra në rrugë artizanale.
Eksperti shkon dhe më tej duke e cilësuar të pavërtetë dhe të pabazuara në asnjë fakt shkencor publikimin më të fundit të Ministrisë së Shëndetsisë sipas të cilit 66 mijë duhanpirës të rregullt kanë hequr dorë nga ky ves brenda dhjetë vjecarit të fundit.
Ndërkohë grupi i punës i ngritur nga Ministria e Shëndetsisë vijon të diskutojë ndryshimet e pritshme në ligjin për antiduhan ku një prej tyre është edhe heqja nga tregu e paketave me 10 cigare.