Si ndikon një gotë verë para gjumit?

Në gjysmën e parë të natës, nën ndikimin e alkoolit, një person është në gjumë sikur në koma, ndërsa në orët e mëngjesit gjumi është i shqetësuar, për shkak të të cilit njeriu zgjohet tepër herët.

Derisa disa thonë se një gotë birrë ose verë para gjumit është e dëshirueshme, mjeku austriak Hademar Bankhofer thotë se alkooli arrin një efekt krejtësisht të kundërt.

“Ai e pengon gjumin, pasi për gjumë të shëndetshëm nevojitet rrjedhja graduale në disa faza – së pari “zhytja”, pastaj gjumi i lehtë, gjumë i rëndë dhe në fund faza REM”, shpjegon profesori Bankhofer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjekët këshillojnë që pas orës 19.00, nuk duhet konsumuar alkool apo pije që përmban kafeinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?