Si ndryshon jeta seksuale e një çifti pas lindjes së fëmijës

Një nga gjërat që thelbësisht ndryshon mes dy partnerëve, është pikërisht raporti mes të dyve.

Pikëpyetjet e shumta, dilemat, një lloj “ftohje” që nëse vazhdon gjatë kthehet në një terren të minuar për martesën.

Ndryshimi është i pashmangshëm dhe shpesh nuk thuhet me zë:

Nëse dikush ju thotë se martesa e tyre nuk ka ndryshuar pasi janë bërë prindër, me siguri nuk janë të sinqertë me ju. Nuk jeni më vetëm ju të dy, por ti, bashkëshorti dhe fëmija. Statusi i prindit do ju ndryshojë edhe juve si njerëz, do jeni më të vetdijshëm, më të dhimbsur, pasi e gjithë bota juaj rrotullohet rreth kësaj qenieje të pafuqishme që ka nevojë gjithë kohës për ju. Pranojeni këtë ndryshim të ri në jetën tuaj dhe bëni pakt me të njëherë e përgjithmonë.

Mund të urreni partnerin tuaj:

Jeni në një fluks hormonesh, me ndryshime të jashtëzakonshme, që nisin nga të qarat e bebit/es deri tek ushqyerja me gji, ndërkohë që shpesh burri është aty para syve tuaj dhe nuk ju ofron asnjë ndihmë. Ju mund ta përbuzni atë për faktin se jeta e partnerit nuk ka ndryshim të madh që prej lindjes së fëmijës, por kjo ndodh edhe për shkak të mungesës së përvojës në këtë drejtim. Mund të ketë ngritje zëri, debate të forta, por kjo nuk do të thotë se po shkoni drejt divorcit. Hormonet tuaja kanë dalë nga ekuilibri, mungesa e gjumit bën të vetën, por ky është thjesht depresioni post partum. E dinit apo jo?

Seksi? Tashmë, i takon të kaluarës suaj:

Ne e dimë! Nuk është klishe! Jeta seksuale pas lindjes së fëmijës së parë, ndryshon katërcipërisht. Dhe juve ju mbetet të jetoni thjesht me kujtimet e së shkuarës, me kohët e arta. Mund të prisni edhe javë, e muaj të tërë pa pasur raport seksual me njëri-tjetrin.

Ju e doni beben tuaj, më shumë se burrin:

Para se të kishit foshnjen tuaj në krah, nuk e ndjenit distancën nga njëri-tjetri, ndërsa me lindjen e fëmijës praktikisht jeni më larg se kurrë. Sepse i gjithë fokusi është tek pjesëtari më i ri i familjes.

Paratë, llogaritë tuaja bankare me minus:

Mos kini pikën e dyshimit! Qysh prej ngjizjes deri në daljen në jetë, fëmija është vetëm çështje investimi për ju. Pa i faturuar kësaj, edhe vitet më tutje, kopësht, shkollë, studime, veshje, argëtim, etj.

 

SHKARKO APP