Si ta hidhni parfumin në mëngjes, në mënyrë që t’ju qëndrojë më gjatë

Për shumë njerëz dita nuk nis nëse nuk hedhin pak parfum para se të dalin nga shtëpia. Në fakt duhet ta pranojmë të gjithë që disa aroma janë të parezistueshme dhe do të donim t’i kishim me vete për gjithë ditën.
Megjithatë kur blejmë parfume në disa dyqane ato nuk zgjasin thuajse fare.
Në listën e mëposhtme ju tregojmë sesi nuk duhet t’ju ikë dëm një parfum, i shtrenjtë ose jo.

– Nuk duhet t’i mbani afër shishet e parfumeve me aroma të ndryshme.

Nëse përdorni disa lloje produkte kozmetike që kanë të bëjnë me parfumet, si deodoranti, spërkatës të ndryshëm me aromë, mundohuni ti keni të gjithë në të njëjtën aromë sepse përndryshe secilit do i ikë aroma fillestare.

-Çdo parfum ka kohën e vet.

 Kujtohuni gjithmonë, se nuk je ti personi që nuhat parfumin tënd, sepse njerëzit përreth teje e ndjejnë më mirë aromën që ke hedhur. Pra, është me të vërtetë e rëndësishme që të njihni kohën e duhur për të përdorur parfumin e duhur. Ju duhet të përdorni erëra të lehta ditëve të nxehta të verës. Dhe kur bëhet ftohtë ose edhe kur jeni për një darkë, duhet të hidhni një parfum më të fortë.

-Aplikoni në lëkurë dhe jo në rrobat tuaja

Ky është rregulli kryesor për parfumet, në mënyrë që të nuhasni aromën e vërtetë që ai ka. Çdo parfum duhet të aplikohet në lëkurë. Edhe pse rrobat e trasha të dimrit i mbajnë shumë aromat e parfumeve, do jetë shumë bezdisëse që palltoja juaj e preferuar të ketë çdo ditë të njëjtin parfum.

-Mos fërkoni duart kur hidhni parfum

Një nga gabimet që bëjmëështë  fërkimi i duarve pasi hedhim parfumin. Por nëse e bëni këtë, ju shkatërroni molekulat e parfumit, prandaj nëse dëshironi të nuhasni vërtet parfumin tuaj mos e bëni më.

-Ku duhet të aplikoni parfum


Zona pas veshëve, kyçeve të dorës, te bërryli, në flokë dhe në qafë janë të gjitha këto pjesët e trupit ku duhet të aplikoni parfumin që ai mos ju shkojë dëm. Në këto zona, enët e gjakut janë vërtet afër sipërfaqes së lëkurës, dhe temperatura do të ndihmojnë që era të përhapet më lehtë.

SHKARKO APP